VV nuk ia përkrah marrëveshjen ndërkombëtare qeverisë Hoti

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere tha se komisioni i rekomandon Kuvendit miratimin e marrëveshjes Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, ndërsa në emër të Lëvizjes Vetëvendosje tha se nuk do të marrin pjesë në votim.

“Edhe pse e vlerësojmë marrëveshjen si të mirë por nuk mund të marrim pjesë në votim në një marrëveshje që i mundëson një qeverie ilegale dhe jolegjitime që të shpenzojë dhe ta fusë vendin në obligime afatgjata”, tha ai.