VV në Podujevë: Vëzhguesi i LDK-së mban maskën me numër të kandidatit për kryetar

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë përsëri ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’.

Sipas tyre, vëzghuesi i LDK-së në shkollën ‘Naim Frashëri’ është parë duke mbajtë maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudarit.

“Një sërë parregullësish të tilla janë evidentuar që në orët e para të mëngjesit, prej se ka filluar procesi zgjedhor. Sipas qytetarëve LDK po tejkalon të drejtat e përcaktuara me rregulloren e KQZ-së në mënyrë që të dal sa më mirë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.

Më herët, poashtu përmes një reagimi në ‘Facebook’, dega e Vetëvendosjes në Podujevë ka pretenduar se në fshatin Metehi, është penguar për të kryer punën e tij nga menaxheri i Qendrës së Votimit.

 

Vetëvendosje thotë se në Podujevë u pengua vëzhguesi i tyre