Foto: Kallxo.com

VV-LDK bëhen bashkë pas polemikave të vikendit

Vikendin e kanë kaluar me polemika nga distanca përmes rrjeteve sociale ndërsa në ditën e parë të punës së kësaj jave, delegacionet e LDK-së dhe Vetëvendosjes janë bërë bashkë për të diskutuar për mundësinë e formimit të koalicionit.

Ekipi gjashtë-anëtarësh i VV-së ka hyrë në selinë e LDK-së në orën 15, në takimin e pestë me radhë në të cilin, në bazë të përbërjes së delegacioneve, priten të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin dhe kulturën.

Pjesë e këtij takimi janë edhe Lutfi Haziri i LDK-së dhe Besnik Bislimi e Albulena Haxhiu të VV-së të cilët polemizuan ditëve të kaluara pas një deklarate të Hazirit se “emri i kryeministrit të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së”.