VV fton në interpelancë Agim Veliun për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka ftuar në interpelancë në Kuvend, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, në lidhje me hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës gjatë javës së kaluar.

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Të premten e kaluar një qytetar nga fshati Karaçevë e Kamenicës, publikoi një video në ‘Facebook’ ku tregonte se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kishin hyre në territorin e këtij fshati dhe kishin kaluar shumë pranë lokalit të tij.

Më vonë në një deklaratë, KFOR-i tha se ka qenë një patrullim i zakonshëm i përbashkët me trupat serbe.

VIDEO – Banori nga Karaçeva thotë se xhandarmëria e Serbisë i kaluan nëpër oborrin e lokalit të tij