VV dhe LDK takohen në orën 16:00

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demkratike e Kosovës pritet që të takohen sot në orën 16:00.

Këtë e ka konfirmuar, Albulena Haxhiu përmes një konference për media pas mbledhjes së kryesisë së LVV-së.

“Takimi që kemi pasur mbrëmë ka qenë domethënës për shkak se kemi hapur të gjitha diskutimet por presim që sot të ketë ndonjë reflektim dhe të bëhet koalicioni”, deklaroi ajo teksa tha se nuk duhet mashtruar qytetarët se marrëveshja ka për t’u arritur me patjetër.