Ilustrimi: Jeta Dobranja/ Trembelat

VV dhe koalicioni AAK-PSD në limit të kuotës gjinore në listat e kandidatëve

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni AAK-PSD “mezi” e kanë plotësuar numrin e kandidatëve gra për listën prej 110 kandidatëve.

Prej 110 kandidatëve të nominuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, figurojnë vetëm 34 gra.

Në anën tjetër, koalicioni AAK-PSD e ka kaluar për një kandidate, kuotën prej 30% gra.

Ky koalicion, në bazë të listës së shpërndarë ka nominuar për deputetë 34 gra apo aq sa Lëvizja Vetëvendosje.

Partitë politike janë të obliguara që në listat të tyre ta plotësojnë kuotën prej 30%.

Në rast se subjekti politik apo koalicioni, numëron 110 kandidatë, numri më i vogël i kandidateve gra duhet të jetë 33.

Listat e plota të kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së nuk janë publikuar ende.

 

Këto janë 34 kandidatet gra për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje:

  • Albulena Haxhiu
  • Yllza Hoti
  • Fatmire Mulhaxha Kollçaku
  • Arbërie Nagavci
  • Fitore Pacolli
  • Saranda Bogujevci
  • Vlera Gjakova
  • Mimoza Kusari Lila
  • Mevlyde Hyseni
  • Tinka Kurti
  • Arijeta Rexhepi
  • Drita Millkau
  • Jetmira Vrenezi
  • Arbëresha Kryeziu Hyseni
  • Venera Llunji
  • Labinorë Demi Murtezi
  • Besa Berberi
  • Mimoza Shala
  • Nora Kelmendi
  • Albana Gashi
  • Drita Kabashi
  • Vlora Vula Gojani
  • Arta Bajralia
  • Leonora Shabani Bajraktari
  • Enkelejda Arifi
  • Dafina Alishani
  • Arjeta Fejza
  • Lindita Rexha
  • Mirlinda Sadiku
  • Hidajete Nikçi
  • Shqipe Metaj Isufi
  • Drilona Jaku
  • Teuta Fazliu
  • Fjolla Ujkani

Ndërsa këto janë 34 kandidatet gra për deputete në listën e koalicionit AAK-PSD:

  • Magbule Shkdora,
  • Shqipe Pantina
  • Donika Kadaj Bujupi
  • Burbuqe Bakija deva
  • Teuta Haxhiu
  • Besa Baftiu
  • Albena Reshitaj
  • Kaqusha Jashari
  • Time Kadriaj
  • Natyra Kuçi
  • Iliriana Gafuri
  • Zoja Berisha Lleshi
  • Blinera Dudi Sheholli
  • Drita Krasniqi
  • Aida Rushiti
  • Camërie Azemi
  • Marqe Selmani
  • Fiknete Bejta
  • Mrika Thaqi
  • Afrore Mazreku
  • Luljeta Berisha
  • Dardane Sadiku
  • Besa Luzha
  • Drita Kukaj
  • Eleonora Ceku Kryeziu
  • Qamile Morina
  • Shqipe Kastrati
  • Ramize Shala
  • Arta Ahmeti Xhylani
  • Florinë Krasniqi
  • Pranvera Ejupi Hazjeraj
  • Dhurata Salihu
  • Hatixhe Bungu
  • Vlora Jashanica