Ilustrim

Vushtrriasit i del jashtë kontrollit zjarri që ndezi në oborr, digjen mbi 8 hektarë barishte

Policia ka arrestuar një person në fshatin Zagori të Vushtrrisë nën dyshimin për kryerjen e veprës, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Vushtrriasi dje kishte nisur një zjarr në oborrin e tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, kështu duke djegur një sipërfaqe rreth 8 hektarë barishte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.