Foto: KALLXO.com

Vushtrriasi raporton në polici se persona të dyshuar gjuajtën me kallash në drejtim të shtëpisë së tij

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie janë dëgjuar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme.

Ngjarja që ndodhi në Vushtrri tashmë është duke u hetuar nga policia dhe prokuroria.

Në raportin ditor të policisë thuhet se një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së tij.

Menjëherë pas raportimit, policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte gjetur dy gëzhoja.

Në rast nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.