Berat Mërnica

Vushtrriasi që kujdeset për një pamje tjetër të komunës

Berat Mernica nga Vushtrria ka marrë një nismë interesante, ai ka nisur të fotografoj e filmoj me dron zonat e bukura të  kësaj komune.

Kjo iniciatvë e cila synon promovimin e qytetit më të vjetër në Kosovë, ka  nisur në mars të këtij viti, pas mbylljes së vendit si shkak i pandemisë  COVID-19.

Berat Mërnica

“Videot e para për platformën  “Vushtrria Guide” kanë fillu dikun më  15 mars. Videot kanë nis atëherë me prezentu qytetin qysh doket në kohë pandemia kur është kufizimi i lëvizjes së njerzëve dhe ka fillu me videot e fshatrave. Kjo ka qenë një kontribut për qytetin tonë”, tha ai.

Mërnica rrëfeu për KALLXO.com se koha e përgatitjes së një video varet nga madhësia e fshatit që ai vendos të xhiroj.

“Deri tash janë realizu 10 fshatra, varësisht nga perimetri i fshatit mund të na marrën nga një deri në dy ditë vetëm xhirimi pastaj sa kohë duhet edhe montazhi. Gjatë muajit nëntor do të fillojë sezoni i dytë. Për shkak të numrit të madh të fshatrave që ka Vushtrria kemi vendos që të promvojmë ato fshatra që kanë një relief më ndryshe që e karakterizon një bukuri natyrore”, shtoi Mërnica për KALLXO.com.

FOTO Berat Mërnica

Ky projekt sipas tij është mirëpritur nga qytetarët e Vushtrrisë, e sidomos nga mërgimtarët.

“ Kjo nismë u prit shumë mirë për shkak që nuk ka ekzistu  dikush më herët që ka bo vazhdimisht video për fshatra  të ndryshëm  dhe i ka ardh një risi që çdo kush mundet me gjet fshatin e vet edhe me u  çmall me bukurit  e tyre kjo ka ndiku te masa e madhe që janë në diasporë që këtë vit e kanë pas të pamundur shumica prej tyre me kanë shkru në atë aspektin që, “ o sa shumë më ka marrë malli për fshatin tim”, tha ai.

Në rrugëtimin për të siguruar pamjet Mërnica së bashku me ekipin e tij është përballur edhe me sfida pasi disa zona malore janë të thella dhe vështirë të arritshme.

Mernica tregon edhe për vështirësitë që ai përballet gjatë realizimit të projekteve.

“Për me e realizu videon për  fshatin Boshlan u kanë njëfarë sfidë më e madhe sepse ujëvara ku gjendet është një rrugë malore për me arrit aty por besoj që ja ka vlejt sepse ka dal shumë bukur çdo projekt kërkon fonde natyrisht që ish dashtë më kon një ekip më i madh por kohëve të fundit na ëstë vështiruar puna edhe e transportit”, tha ai.

Materiali i plotë në link