Vushtrriasi me kamion kap kabllot dhe rrëzon shtyllën, përfundon më goditjen e një veture

Një person në Vushtrri ka shkaktuar dje një aksident të çuditshëm.

Policia ka njoftuar se vozitësi i panjohur, me kamionin e tij ka kapur kabllot e rrymës dhe të postës dhe gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, që ka rezultuar me goditjen e një veture tjetër.

Nga ky rast është bërë e ditur se janë lënduar 4 persona, prej tyre dy të mitur që ishin në veturë.

Policia ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur në ora 19:15 në rrugën “Hazir Gjaka”.