Ilustrim

Vushtrriasi mbante një Zollë dhe plotë armë tjera në shtëpi, arrestohet

Një Zollë, tetë trombllonë, katër armë të gjata, një armë e shkurtër, dy granata dore, 1,210 fishekë kalibrash të ndryshëm, 5 gëzhoja plumbash, pjesë të armëve si dhe një uniformë ushtarake, është arsenali që Policia e Kosovës ka gjetur në shtëpinë e një qytetari vushtrrias.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, për armëmbajtje pa leje.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë ë të dyshuarit janë gjetur një zollë, tetë trombllona, katër armë të gjata, një armë e shkurtë, dy granata dore, 1,210 fishekë kalibrash të ndryshëm, 5 gëzhoja, disa pjesë të armëve si dhe uniforma ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bastisja e pronës së të dyshuarit në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, nga organet e rendit është bërë mëngjesin e ditës së djeshme.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.