Vushtrria

Vushtrriasi kanoset pasi konkurroi në tenderin e hapur nga komuna

Një person nga fshati Stanovc i Vushtrrisë është kanosur nga një person i dyshuar për shkak të një tenderi të hapur nga Komuna e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka raportuar se pas konkurrimit në tenderin e hapur nga Komuna e Vushtrrisë, i njëjti është kanosur me fjalë nga një person i dyshuar, me qëllim që të hiqet nga konkurrimi.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rastin shkon në procedurë të rregullt.