Ilustrim: Kallxo.com

Vushtrriasi kanos policin pasi i shqiptoj gjobë gruas së tij

Arsyeja e shqiptimit të një gjobe për gruan e tij bëri që një Vushtrrias të kanos zyrtarin policor.

I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Basri Beqiri”, në Vushtrri.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që ka kanosur zyrtarin policor pasi që i njëjti pas një kundërvajtje ja kishte shqiptuar një gjobë bashkëshortes së të dyshuarit.

I dyshuari për këtë rast pas intervistimit  me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.