Lajm i Fundit, Coronavirus

Vushtrriasi i infektuar me COVID-19 shëtitet në qytet

Ndaj një person në Vushtrri i  cili është i infektuar me Covid-19, Policia e Kosovës ka inicuar rast gjatë ditës së djeshme.

Kjo ka ndodhur pasi që i dyshuari ka dalë në qytet dhe nuk ka përfillur rekomandimet e mjekëve.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:20, në Vushtrri, kur njësitet policore kanë shkuar në lokacionin e të dyshuarit dhe i njëjti nuk është hasur në shtëpi.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori dhe ndaj të dyshuarit është inicuar rast për përhapje të sëmundjeve ngjitëse.