Pamje nga Vushtrria

Vushtrria voton për rininë

Komuna e Vushtrrisë në zgjedhjet e 6 tetorit ka zgjedhur përfaqësues në Kuvend fytyra të reja.

Asnjë nga deputetët e mëhershëm që vijnë nga kjo komunë, nuk janë zgjedhur sërish.

Në zgjedhjet e parakohshme, ulëse në Kuvend mori Fjolla Ujkani nga Lëvizja Vetëvendosje me 7 mijë 952 vota , Gazmend Gjyshinca nga e njëjta parti me  12 mijë e 104 vota si dhe Rrezarta Krasniqi nga LDK me 8 mijë e 878 vota.

Që të tre deputetët garuan për herë të parë për ulësen në Kuvend.

Ujkani është gjithashtu deputetja më e re e Kuvendit me 22 vjet.

Ajo dhe Krasniqi janë po ashtu asamblistë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Nga Vushtrria garuan edhe ish- Kryetari i Vushrrisë, Bajram Mulaku(PDK), Xhevahire Izmaku(PDK), Kurtan Kajtazi(PDK), Shpëtim Zhegrova(PDK), Besim Muzaqi(VV), Sylejman Meholli(VV), Hysni Gërguri(LDK), Nehat Maxhuni(AAK) por që nuk arriten të mbledhin votat e mjaftueshme.

Në legjislaturën e kaluar deputetë nga kjo komunë ishin Aida Dërguti, Xhevahire Izmaku dhe  Adem Mikullovci.