COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Vushtrria vazhdon të prijë me rastet me COVID-19, kjo është lista e qyteteve (FOTO)

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 1269 persona me COVID-19. Rasti i parë i COVID-19 në Kosovë ishte shfaqur me 13 mars 2020.

Raste aktive të personave me COVID-19, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës janë 326.

Nga qytetet e Kosovës, Vushtrria momentalisht ka numrin më të madh të të prekurve, plotë 160 raste me COVID-19, duke u pasuar nga Prizreni 151 raste, Ferizaj me 134, Prishtina me 117 dhe Gjilani me 83.

Ndërsa komuna me më shumti viktima nga COVID-19 është Prizreni me 3 vdekje.

Rastet me COVID-19 në Kosovë
Burimi: IKSHPK