Vushtrria shpall konkurs për dy mësimdhënës të gjuhës gjermane

Komuna e Vushtrrisë, përkatëësisht Drejtori e Arsimit  ka hapur konkurs për dy mësimdhënës të Gjuhës Gjermane, për shkollën, “Azem Bejta” në fshatin Duboc dhe shkollën “Liria” në fshatin Stroc.

Konkursi është hapur më 18 qershor ndërsa të interesuarit do të mund të aplikojnë deri më 7 korrik 2021.

Personat që do të aplikojnë duhet të kenë të përfunduar programin e Letërsisë Gjermane, nivelin bachelor dhe master.

KALLXO.com kishte raportuar për mungesën e mësimdhënësëve të lëndës së gjuhës gjermane në shkollat në Vushtrri.

Si shkak i kësaj nxënësit e shkollës, “Enver Hadri” ishin notuar vetëm dy javë para përfundimit të periodës së parë të këtij viti shkollor pasi gjatë tërë periodës nuk e kishin zhvilluar këtë lëndë.

Drejtori i Arsimit  në Vushtrri, Afrim Namani në një përgjigje për KALLXO.com kishte thënë se ‘kjo ka ndodhur se nuk ka kuadër profesional të kualifikuar për gjuhë gjermane përkundër që tri here DKA-ja në Vushtrri ka shpallur konkurs por nuk ka pasur kandidatë të kualifikuar’.

Mësimi “intensiv”, nxënësit në Vushtrri mësojnë dhe notohen në gjermanisht brenda dy jave (kallxo.com)