Vushtrri - 17.03.2020

Vushtrria ndanë 50 mijë euro si masë kundër virusit corona

 

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 50 mijë euro nga buxheti i saj për luftimin e pandemisë COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Ai ka thënë se kjo shumë mund të rritet varësisht nga situata.

“50,000.00€ nga buxheti i Komunës së Vushtrrisë për përballim të situatës sociale si rezultat i coronavirusit. Kjo shumë mund të rritet varësisht nga zhvillimet. Bizneset lokale dhe donatorët janë të mirëseardhur të na bashkohen. Po presim, si të gjitha Komunat, aprovimin e Qeverisë/Ministrisë së Financave që 5% e mjeteve nga kategoria e Investimeve Kapitale t`i përdorim për përballim të situatës së renduar sociale”, ka shkruar ai.

Tahiri ka njoftuar se janë porositur 2 mijë maska dhe materiale të tjera mjekësore me të cilat do të pajisen stafi mjekësor i Qendrës Mjekësore Familjare.

Kryetari Tahiri theksoi se janë duke ndihmuar familjet në nevojë me pako mbështetëse.

“Në këtë fazë, së bashku me Bashkësinë Islame në Vushtrri dhe Kryqin e Kuq po identifikojmë familjet që janë me gjendjen më të vështirë sociale dhe që do të mbështeten me pako sociale”, ka shtuar ai.

Deri më tani në Kosovë 21 persona kanë dalur pozitiv me virusin corona.