Vushtrria me pika ushqimi për kafshët

Sot në qytetin e Vushtrrisë janë vendosur disa pika ushqimi për qentë dhe zogjtë në mënyrë që kafshët mos të ushqehen me mbeturina nga kontejnerët.

Ky projekt është financuar nga OJQ ndërkombëtare, u implementua nga ‘Birthanimal’  dhe OJQ ‘StrayCoCo’, ka bërë sterilizimin dhe trajtimin e qenve, shkruan në Facebook kryetari i komunës, Xhafer Tahiri.

“Një qen  i ngopur, i vaksinuar, i sterilizuar  e dehelmentizuar nuk i trazon njerëzit, është më i qetë dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik” tha Tahiri.