Vushtrria me 11 deponi ilegale të bërllokut

Në një raport të bërë nga organizata gjermane GIZ, thuhet se në komunën e Vushtrrisë ndodhen gjithsej 11 deponi ilegale të mbeturinave

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se sipas këtij raporti në Komunën e Vushtrrisë kanë mbetur tri deponi të mëdha, katër të vogla dhe katër të mesme.

Sipas Komunës s, vitet e kaluara në menaxh.min e mbeturinave nuk ishte i përfshirë gjithë territori i Vushtrrisë, dhe numri i deponive ilegale ishte shumë më i madh.

“Deri te ky përparim i madh ka ardhur si rezultat i punës së madhe bashkë me donatorë e duke ofruar shërbim në secilën shtëpi e lagje të Vushtrrisë nga kompania e shkëlqyeshme KRM “Uniteti”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

KALLXO.com ka raportuar para dy ditëve për gjendjen e deponisë më të madhe në Komunën e Vushtrrisë e cila ndodhet në fshatin Pestovë.

(FOTO) Vushtrri: Rikthehet deponia e mbeturinave në fshatin Pestovë