Sheshi i Vushtrrisë/ Ilustrim

Vushtrria lëshon oborret e shkollave për parking për mërgimtarët

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që të lejojë shfrytëzimin pa pagesë të oborreve të katër shkollave publike  si parkingje për mërgimtarë.

SHMU 2, SHF “Mustafë Venhari”, SHF “Naim Frashëri” dhe SHM “Lutfi Musiqi”, janë shkollat, oborret e të cilave do të mund të shfrytëzohen si parkingje nga mërgimtarët.

 

Njoftimi i plotë:

Lejohet shfrytëzim pa pagesë i oborreve të shkollave në qytet për parkingje publike

Komuna e Vushtrrisë ka aprovuar rekomandimin e Drejtorisë për Arsim në Vushtrri për shfrytëzim pa pagesë të oborreve të shkollave në qytet për parkingje publike, për bashkatdhetarët vushtrrias të ardhur nga diaspora për pushime të verës.

Me këtë rast, është lejuar shfrytëzimi i oborreve për parkingje publike në këto shkolla: SHMU 2, SHF “Mustafë Venhari”, SHF “Naim Frashëri” dhe SHM “Lutfi Musiqi”.