Foto nga Komuna e Vushtrrise

Vushtrria bëhet edhe me një çerdhe publike

Komuna e Vushtrrisë nga sot ka dy çerdhe publike për fëmijët e këtij qyteti.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përuruar çerdhen e re, të dytë publike, e cila ndodhet pranë shkollës fillore “Mustafë Venhari”.

Tahiri njoftoi se 88 fëmijë do të jenë pjesë e çerdhes.

“Gëzimi vërehet në fytyrat e fëmijëve, prindërve e mësueseve, 88 fëmijë janë përfshirë në edukim të hershëm duke krijuar lehtësira e mundësi për nënat dhe familjet e tyre” tha kryetari Tahir.

Foto nga Komuna e Vushtrrise

KALLXO.com kishte raportuar se si Vushtrria me 65 mijë banorë kishte vetëm një çerdhe publike.

Xhafer Tahiri në vitin 2017 në emisionin ‘Debat Pernime’ gjatë fushtës elektorale kishte premtuar se deri në fund të mandatit do të ndërtojë dy çerdhe.

“Banorët e zonës tek shkolla “Mustafë Venhari” kanë nevojë për një palestër dhe çerdhe, do ta ndërtojmë … Do të kemi dy çerdhe brenda mandatit”, kishte thënë ai.

Më 17 tetor 2021 në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. Ndërsa kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i mbeten dhe katër muaj të realizojë premtimin e tij për dy çerdhe brenda mandatit të tij.