Ilustrim

Vushtrri, vidhen para nga një pikë e derivateve

Një burrë nga fshati Stanofc i Epërm i Vushtrrisë ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, tre persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armës the thikës i kanë grabitur 350 euro.

Viktima në polici ka raportuar se tre personat janë larguar me një makinë në drejtim të panjohur.

Nga policia bëhet e ditur se njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur më 7 shkurt 2022 rreth orës 21:30