Vushtrri, vetura godet një grua

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në Vushtrri.

Sipas një qytetari, një grua është goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e rrugës që çon për në Mitrovicë.

Qytetari ka dërguar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihet gruaja e shtrirë dhe disa persona rreth saj.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë por ende nuk ka marrë një përgjigje.