Foto: KALLXO.com Ilustrim

Vushtrri, vëllai rrah vëllanë

Një rrahje mes dy vëllezërve është raportuar se ka ndodhur pasditen e djeshme në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:35.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar njërin person, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar vëllanë e tij.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.