Spitali i Vushtrrisë

Vushtrri, tre pacientë me COVID-19 në intubim dhe 27 të tjerë më oksigjeno-terapi

Në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, tre pacientë janë në intubim si dhe 27 të tjerë në oksigjeno–terapi.

Nga raporti ditor i Spitalit bëhet e ditur se 36 pacientë janë duke u trajtuar prej tyre 21 janë pozitiv me COVID-19, 15 të tjerë në pritje të rezultatit.

Aty tutje thuhet se nga kontrollat ambulantore janë trajtuar 22 pacientë.

Pandemia e coronavirusit ka infektuar edhe nëntë mantelbardhë në këtë spital, duke përfshirë infermierë, staf administrativ e teknik.

Në Kosovë deri më tani janë infektuar 8,799 persona nga coronavirusi, 4,863 janë shëruar dhe 249 kanë vdekur.