Ilustrim

Vushtrri, tentojnë të vjedhin brenda lokalit duke hyrë përmes dritares

Disa persona të dyshuar kanë tentuar që të kryejnë vjedhje brenda një lokali në Vushtrri.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, ku një person ka raportuar në polici se disa persona kanë tentuar të depërtuar në një lokal dhe përmes mjeteve të punës kanë dëmtuar edhe dy mure.

Pas aktivizimit të alarmit të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet të jetë vjedhur ndonjë gjë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy çanta me mjete të ndryshme të punës. kaçavida, çekanë, një shpuese, një prerëse e metalit, dy boca autogen.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore.