Ilustrim

Vushtrri, të shtëna me armë në dasmë

Edhe një rast i gjuajtjes me armë në dasmë është raportuar në fshatin Studime të Ulët të Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të kal.9 mm.

I dyshuari njëherit pronar i shtëpisë ka deklaruar se në shenjë gëzimi për martesën e djalit te tyre kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me gas.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.