Ilustrim

Vushtrri, të dyshuarit gjuajnë me armë zjarri pasi vodhën cigare

Disa të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në Vushtrri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi që kishin vjedhur pako me cigare në një lokal.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri, përderisa zyrtari i sigurimit të lokalit ishte në ndjekje të tyre.

Sipas Policisë të dyshuarit ishin duke vozitur një veturë me targa filandeze.

 Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës  kalibri 9mm, shkruan në raportin policor.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.