Vushtrri, shoferi i dehur, del nga rruga dhe rrokulliset me veturë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë të premten rreth orës 23:45.

Sipas Policisë, shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kishte dalë nga rruga dhe ishte rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti po trajtohet si aksident trafiku me të lënduar.