Foto: Ilustrim

Vushtrri, s'e respektoi urdhrin për të mos punuar, taksisti edhe sulmoi zyrtarin

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se pasi u has nga inspektorët duke punuar ilegalisht me kombin e tij taksi, nuk e ka respektuar urdhrin për t’u ndalur.

Përveç kësaj, Policia njofton se i dyshuari gjatë ikjes ka goditur njërin nga zyrtarët.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Vushtrri në orën 14:40.

“Zyrtari i inspektimit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.