Foto: Ilustrim

Vushtrri, qytetarja u reziston policëve gjatë inspektimit për masat anti- COVID-19

Një qytetare në Vushtrri ka penguar zyrtarët policorë dhe ka refuzuar të legjitimohet derisa ata ishin në inspektim të masave kundër COVID-19.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rr. “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri mbrëmë rreth orës 19:15.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas legjitimimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si pengim i personit zyrtar.

Për mosrespektim të masave anti- COVID-19 Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar afro 1,000 gjoba.