Foto: Ilustrim

Vushtrri, qyetarit i digjen dy vetura

Një veturë e tipit Mercedes dhe një gjysmë kamionetë janë kapluar nga zjarri dy natë më parë në Vushtrri.

Në raportin e policisë thuhet se ankuesi kishte raportuar se persona të panjohur i kishin vënë zjarrin dy veturave deri sa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së tij.

Në lidhje me rastin me të marrë informacionin , njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes por deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar apo persona të identifikuar.

Rasti sipas policisë është ende nën hetime.