
Ndërtimtari - Foto: Rtv21
Vushtrri, punëtori bie nga ndërtesa, dërgohet në QKUK
07.3.2021 - 09:49
Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi që ka rënë nga ndërtesa në të cilën ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri dje rreth orës 15:25.
Sipas Policisë, raportohet se viktima e gjinisë mashkullore përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.