Vushtrri - 24.03.2020

Vushtrri: Policia mban rendin gjatë shpërndarjes së asistencës sociale

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shihet që Policia e Kosovës është duke e mbajtur rendin dhe distancën, gjatë shpërndarjes së asistencës sociale.

“Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e distancës fizike gjatë shpërndarjes së asistencës sociale në Vushtrri. Edhe këtë situatë e kalojmë me bashkëpunim”, ka shkruar kryetari Tahiri në ‘Facebook’.

Gjithashtu, edhe në Skenderaj është parë që qytetarët po e rrespektojnë distancën sociale. Një qytetar ka dërguar fotografi, ku shihen qytetarët duke pritur në rend.

Kurse në Gjakovë, sipas një fotografie që e ka dërguar një qytetarë, shihet që distanca sociale nuk po respektohet, teksa njerëzit presin në rend për të marrë asistencën sociale.