Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrri, policia has në 9 persona që merreshin me lojëra fati në një lokal

Gjatë kontrollit në lokalin e një të dyshuari në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, policia ka hasur në nëntë persona duke luajtur lojëra të fatit.

Sipas policisë, si prova materiale janë sekuestruar disa çipa për lojëra pokeri, dy paketime me çipa për lojëra (zhetonë) të konvertuar në të holla në vlerë 1,800 euro, pesë letra pokeri dhe para të gatshme 200 euro.

Tutje, policia thekson se i dyshuari dhe palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.