Monedha Euro - Foto: Wikimedia

Vushtrri, policët gjejnë para në rrugë, ia kthejnë pronarit

Dy zyrtarë policorë të stacionit në Vushtrri derisa ishin në detyrë,  në patrullim në këmbë, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, kanë gjetur një shumë parash prej 800 eurove.

Pas ndërmarrjes së masave hetimore-operative dhe veprime procedurale  është arritur të identifikohet personi të cilit i kishin humbur paratë.

Pas procedurave të verifikimit, shuma e parave i është dorëzuar personit që i kishin humbur.

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari të cilit i kishin humbur paratë  ka falënderuar Policinë për këtë gjest.