Foto nga Ferit Idrizi, PDK, Vushtrri, nentor 2021

Vushtrri, PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi për qeverisje me Nismën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për qeverisje me Nismën Socialdemokrate.

“Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate. Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

PDK në Vushtrri dje ka njoftuar edhe për arritje të bashkëpunimit me AAK-në dhe KDTP-në.

Të dielën, më 14 nëntor, në Vushtrri do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve në mes kryetarit aktual dhe kandidatit nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahirit dhe Ferit Idrizit nga PDK.

Balotazhi në Vushtrri i lë partitë politike në udhëkryq