Ilustrim

Vushtrri, një zyrtar policor raporton se ka marrë mesazhe kërcënuese përmes telefonit

Një zyrtar policor në Vushtrri ka raportuar në Policinë e Kosovës se dje me 03.08.2024 ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga një person.

Sipas Policisë, i dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.