
Policia e Kosovës
Vushtrri, një vajzë e mitur raportohet e zhdukur
27.3.2023 - 09:58
Një burrë nga fshati Reznik në Vushtrri ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur është zhdukur.
Sipas tij, e mitura ka dalë nga shtëpia më datë 25 mars në ora 12:00 dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet.
“Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet”- thuhet në raportin e Policisë.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.