
Ilustrim
Vushtrri, një grua raporton në Polici bashkëjetuesin për dhunim fizik dhe seksual
19.3.2023 - 10:04
Një grua në Vushtrri ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë me të cilin ishte duke bashkëjetuar, e ka sulmuar fizikisht dhe dhunuar seksualisht.
Sipas Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.