Vushtrri, një grua dyshohet se u sulmua seksualisht në automjetin e të dyshuarit

Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht dje në Vushtrri, në automjetin e personit të dyshuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin, ky i fundit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 tetor 2022, rreth orës 11:30-11:55.

Tutje u tha se dy palët e përfshira janë intervistuar dhe se rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.