Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vushtrri, nga pakujdesia një person plagos vetën me armë gjuetie

Një person ka plagosur vetën me armë gjuetie dje me 03.08.2024 në Vushtrri.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidentalisht të dyshuarit i ka shkrepur arma e gjuetisë të cilën ishte duke e pastruar dhe si pasojë është plagosur në dy këmbët.

Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kane gjetur dhe konfiskuar një arme gjuetie, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Rasti është nën hetime.