Foto: Ilustrim

Vushtrri, në kohë pandemie qytetari gjuan me armë në aheng familjar

Ndonëse mbajtja e ahengjeve familjare është e ndaluar në Kosovë për shkak të pandemisë, kjo nuk e ka penguar një qytetar që në një të tillë të gjuaj me armë zjarri në ajër disa herë.

Policia e Kosovës bën të ditur se e ka arrestuar personin. Rasti ka ndodhur fshatin Bukosh të Vushtrrisë, dje rreth orës 15:15.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes, është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe shtatë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.