ILUSTRIM- Kallashnikovi i konfiskuar nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës

Vushtrri, konfiskohen një Kallash, 25 fishekë, antiplumb e pajisje të tjera

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Vushtrri pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre ka gjetur armatime dhe pajisje të tjera.

Në raportin e saj, Policia tregon se në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një karikator, 25 fishekë të kalibrit. 6.35mm, një antiplumb, një peshore digjitale dhe disa pajisje tjera.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si armëmbajtje pa leje, ka ndodhur dje në ora 6:00 të mëngjesit.