Ilustrim

Vushtrri - I kërkon nga 500 euro çdo muaj me pretendimin se viktima ka biseduar me të dashurën e tij

Një person ka raportuar në Polici se është detyruar nga një i dyshuar të futet me dhunë në makinë.

Siç bën të ditur Policia rasti ka ndodhur në Vushtrri.

I dyshuari e ka dërguar viktimën në një fshat dhe e ka kanosur duke e gjuajtur me arme të zjarrit.

Viktima ka deklaruar në Policia se i dyshuari i ka kërkuar nga 500 euro për çdo muaj pasi ka pretenduar se që ankuesi ka pasur bisedë telefonike kohë më parë me të dashurën e  tij.

“Me 06.11.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar, se me datën e cekur, i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar të futet në veturë dhe e ka dërguar në një fshat, ku duke kanosur dhe shtënë me armë zjarri para tij i ka kërkuar që t’ia japë nga 500 € para të gatshme çdo muaj të dyshuarit, pasi që ankuesi ka pasur bisedë telefonike kohë më parë me të dashurën e  tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe  konfiskuar  dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.