Vushtrri, hajni ndihmohet nga taksisti për t’ia grabitur dy personave 2,500 euro

Dy burra në Vushtrri teksa kanë qenë duke udhëtuar me taksi janë grabitur nga një person që dyshohet se e ka kryer vjedhjen me ndihmën e taksistit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Viciana” në Vushtrri, rreth orës 21:35.

Sipas policisë, viktimat kanë hipur në një taksi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin.

Sipas policisë, janë vjedhur 2,500 euro para dhe disa dokumente personale.

“…Më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur” thuhet në njoftimin e PK-së ku tutje është bërë e ditur se nuk raportohet për të arrestuar dhe se rasti vazhdon të hetohet.