Vushtrri, grafite kundër shtypjes ndaj grave

Grupi “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” sonte ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vushtrrisë.

Ata kanë vendosur disa mbishkrime nëpër mure të qytetit.

“Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë̈ bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në postimin e këtij grupi në Facebook.

“Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje”, thuhet në fund të njfotimit.

Foto facebook, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Foto facebook, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Foto facebook, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Foto facebook, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist