Vushtrri, dy të arrestuar pas incidentit me armë

Në orët e pasdites së sotme në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

“Bazuar në  hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve,  ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale, mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës.

Pas procedurës së invervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.