Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vushtrri, digjet çatia e një shtëpie

Një shtëpie në fshatin Dumnicë e Poshtme në Vushtrri i është vënë flaka gjatë ditës së dielë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një grua ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vënë flakën çatisë së shtëpisë së vëllait të saj, i cili jeton në Norvegji.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori i shtetit.